Harron Piken për kampionin e Formula 1, miku i Shakirës zbulon: Me Hamilton janë shokë shumë të mirë

Harron Piken për kampionin e Formula 1, miku i Shakirës zbulon: Me Hamilton janë shokë shumë të mirë

22:38, 05/08/2023

Pas ndarjes nga Pike, kohët e fundit flitet se Shakira ka gjetur dashurinë në sytë e Luis Hemilton, ku lajmet që janë shkruar për ta, tashmë janë të panumërta.

Disa donin që dyshja të ishte në një lidhje serioze dhe të dashuruar, ndërsa të tjerë thonë se shoferi i Formula 1 është lodhur nga sjellja e këngëtares dhe synon t’i japë fund romancës së tyre.

Jordi Martin, gazetari shumë i afërt me këngëtaren ka dashur të sqarojë atë që flitet për yllin kolumbian dhe Hamilton dhe të shpjegojë se çfarë po ndodh realisht mes tyre, citon Protothema.

“Do të doja të përgënjeshtroja një raport që u botua në një gazetë katalanase që thotë se Hamilton është i lodhur nga qëndrimi i Shakirës. Mund ta mohoj kategorikisht këtë informacion, sepse kam folur me Shakirën dhe po ashtu të afërmit e saj konfirmojnë se mes saj dhe Hamiltonit ka pasur dhe do të ketë gjithmonë një miqësi të bukur”, tha ai.

“Mes tyre kishte më shumë se miqësi. Por të dy e dinin qartë se nuk kishte asgjë serioze mes tyre dhe kishin liri të plotë për të bërë çfarë të donin”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco