Interi publikon çmimet e biletave për miqësoren me skuadrën shqiptare

Interi publikon çmimet e biletave për miqësoren me skuadrën shqiptare

20:09, 05/08/2023

Egnatia do të luajë një miqësore luksi përballë Interit. Të dielën e datës 13 gusht, dy skuadrat do të zbresin në fushë në stadiumin “Paolo Mazza” në Ferrara të Italisë.

Për këtë takim, klubi i Interit ka publikuar edhe çmimet e biletave, të cilat mund të blihen online që nga dita e sotme. Tifozeria e Egnatias është përcaktuar të qëndrojë në sektorin pas porte, aty ku biletat do të kushtojnë 15.5 euro, ndërsa për personat nën 16 vjeç, bileta do të kushtojë 11.5 euro.

Biletat në tribunët kryesore do të kushtojnë 37 euro për të rriturit dhe 21.5 për moshën në 16 vjeç.

Në tribunën përballë, tribunat do të kushtojnë nga 19.50 euro, deri në 32 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco