Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, prezantohet Gvardiol: City, ekipi më i mirë në botë

Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, prezantohet Gvardiol: City, ekipi më i mirë në botë

12:31, 05/08/2023

Josko Gvardiol, futbollisti i Man.City vendos një rekord të ri në Angli ende pa zbritur në fushë. Zyrtarisht, Gvardiol është mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Premier League teksa i kushtoi “qytetarëve” 90 milionë euro. E shtuna ishte dita e qendërmbrojtësit kroat i cili u prezantua në zyrat e klubit. Kjo është dhurata më e madhe e Pep Guardiola-s në këtë merkato vere, me 21-vjeçarin që firmosi një kontratë 5-vjeçare:

“Kush e ka parë Man.City sezonin e fundit është bindur se ky ekipi më i mirë në botë. Kam ëndërruar gjithnjë të luaj në Angli, është një nder i madh të jem këtu”, u shpreh Gvardiol gjatë prezantimit duke u ndalur më pas te bashkëpunimi me Pep Guardiola-n: “Jam me të vërtetë i lumtur, është fantastike të punosh me atë. E di që më duhet të përmirësohem ende, fal tij mund të rritem akoma më shumë, theksoi Gvardiol. Kroati spikati me përfaqësuesen e tij gjatë Botërorit në Katar, ndërsa me Leipzig luajti 59 ndeshje ku shënoi dhe 3 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco