Boks/ Fitorja e 10-të radhazi, Nelson Hysës i mjaftojnë katër raunde ndaj rivalit argjentinas

Boks/ Fitorja e 10-të radhazi, Nelson Hysës i mjaftojnë katër raunde ndaj rivalit argjentinas

17:56, 30/07/2023

Nelson Hysa regjistroi fitoren e 10-të në karrierë në boksin profesionist, duke mundur në Tetovë numrin një të Argjentinës në peshat e rënda, Marcos Antonio Aumada.

Shkodrani arriti që ta gjunjëzojë rivalin e tij që në raundin e katërt, duke fituar ndeshjen me KO.

Një rezultat i shkëlqyer ndaj një kundërshtari që renditej në vendin e 84-të në botë. Fitorja e 10-të radhazi dhe e 8-ta me KO, për boksierin kuqezi, i cili ruan një rekord patheshmëria, pa humbje dhe pa barazime.

Krahas Hysës, sukses patën dhe Alban Bërmeta dhe Denis Nurja, që gjjthashtu bënë një paraqitje tejet pozitive më mbrëmjen e Tetovës. Boksierët shqiptarë, që kanë formuar dhe “Grushtin e Hekurt” do të nisin një turne ndeshjesh në mbarë botën, duke nisur nga Anglia, USA, apo dhe Australia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco