PSG vendos çmimin marramendës për transferimin e Mbappes

PSG vendos çmimin marramendës për transferimin e Mbappes

19:35, 28/07/2023

Siç raporton gazeta spanjolle Marca, PSG kërkon nga Real Madrid 250 milionë euro për transferimin e Kylian Mbappe në radhët e Mbretërve këtë verë.

Pas refuzimit të ofertës monstruoze nga Arabia Saudite, duket qartë se Mbappe pret vetëm një transferim te Reali dhe deri në fund të merkatos do të shohim një telenovelë të vërtetë.

Mbappe ka bërë të ditur tashmë se nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në, e cila skadon në fund të sezonit dhe kampioni francez nuk ka ndërmend ta humbasë pa fituar para.

Image

Prandaj, opsioni i vetëm është të negociohet transferimi i sulmuesit me drejtuesit e Real Madridit. PSG tani është pajtuar me humbjen e francezit fenomenal dhe siç raporton gazeta spanjolle Marca, klubi parisien ka vendosur çmimin e transferimit të tij duke i thënë nënës së Mbappe Faiza Lamary, që është njëkohësisht edhe menaxherja e lojtarit francez se kërkojnë një shume prej 250 milionë euro.

Nëna e Mbappe ua ka transmetuar lajmin drejtuesve të Realit dhe kjo shifër aktualisht e kalon buxhetin e Real Madridit. Fillimisht, klubi spanjoll kishte një synim të fortë për të nënshkruar me Mbappen në një transferim të lirë verën e ardhshme, por lamtumira e papritur e Benzemas ndryshoi strategjinë e spanjollëve dhe deri në fund të merkatos, pritet dramë shtesë kur bëhet fjalë për lëvizjen e mundshme të Mbappes në Bernabeu.

 

Image

Në të njëjtën kohë, siç shkruan RMC Sport, PSG është gati të aktivizojë klauzolën e transferimit të Ousmane Dembele nga Barcelona dhe shpreson ta marrë sulmuesin për vetëm 50 milionë euro.

RMC Sport raporton se Dembele është “shumë afër” bashkimit me PSG-në dhe është i impresionuar me projektin që i është ofruar në Parc des Princes nën drejtimin e Luis Enrique.

Klauzola e lirimit të Dembeles ra në 50 milionë euro këtë verë dhe zgjat deri më 31 korrik, por do të kthehet në 100 milionë euro muajin e ardhshëm, që do të thotë se PSG-ja ka kohë deri në fund të korrikut për të përfunduar transferimin.

Kampionët francezë kanë qenë të interesuar për 26-vjeçarin për një kohë të gjatë dhe Dembele raportohet se tashmë ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me PSG-në.

Kujtojmë se rekordi botëror është 222 milionë euro, që PSG ia ka paguar Barcelonës për Neymarin në verën e vitit 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco