Pioli analizon blerjet e Milanit: Pulisic inteligjent, Loftus-Cheek i pjekur, Chukwueze lojtari që kërkonim

Pioli analizon blerjet e Milanit: Pulisic inteligjent, Loftus-Cheek i pjekur, Chukwueze lojtari që kërkonim

12:33, 28/07/2023

Milani e mbylli në barazim 2-2 miqësoren e dytë në tokën amerikane.

Kuqezinjtë sfiduan Juventusin në një “derbi” italian në Kaliforni, me skuadrën e Allegrit që triumfoi nga goditjet e penalltive.

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha: “Nuk hodhëm një hap pas krahasuar me ndeshjen ndaj Real Madrid. Ata që luajtën titullarë ndaj Juves, kanë vetëm një javë që stërviten”.

Më pas nga një koment për individët: “Pulisic është inteligjent dhe ka cilësi, ai mund të luajë shumë mirë kudo. Gjendja e tij fizike po përmirësohet, mos të harrojmë që kemi vetëm dy javë që punojmë.

Pulisic dhe Loftus-Cheek kanë karakteristika që na përshtaten mirë. U nevojitet kohë për t’u përshtatur, por jam i kënaqur me mënyrën se si po lëvizin. Po flasim për futbollistë të pjekur.

Chukwueze? Ne po kërkonim për një sulmues krahu si ai. Është i shpejtë, teknik dhe i fortë në duelet një kundër një. Ka edhe aftësinë të sulmojë thellësinë, është i kompletuar”, theksoi Pioli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco