Formacioni i mundshëm i Tiranës për sfidën me Beshiktashin

Formacioni i mundshëm i Tiranës për sfidën me Beshiktashin

11:10, 27/07/2023

Tirana ka mbyllur stërvitjen e fundit në Turqi. Trajneri Orges Shehi ka punuar i qetë në stadiumin e ndeshjes, teksa ekipi ka parë nga afër fushën.

Gjatë këtyre ditëve është analizuar loja e kundërshtarit dhe se si do të rreshtohet Tirana.

Trajneri ka të gjithë lojtarët në dispozicion në sfidën me turqit. Ekipi fitues nuk ndryshon dhe Shehi do të hedhë më të mirët në fushë.

Me ekipin e parë do të jenë Selmani, Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni.

Në mesfushë: Lushkja, Jonuzi dhe Hila. Në sulm do të luajnë Abazaj si qendërsulmues, dhe nga krahët Hasani e Latifi.

Me bardheblutë nga blerjet e reja, ende nuk ka debutuar Kaina. Sulmuesi në sfidën e parë ishte sëmurë, ndërsa në sfidën e dytë kishte një problem familjar dhe nuk u aktivizua nga trajneri Orges Shehi.

Të gatshëm janë edhe Mici, Deliu, Haxhiu e lojtarë të tjerë, pjesë e organikës bardheblu.

Formacioni i mundshëm

Selmani, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Hila, Lushkja, Hasani, Latifi, Abazaj

Trajner: Orges Shehi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco