Eurobasket/ Tjetër humbje për Shqipërinë, kuqezinjtë pozicionohen në fund të grupit

Eurobasket/ Tjetër humbje për Shqipërinë, kuqezinjtë pozicionohen në fund të grupit

10:51, 27/07/2023

Shqipëria e basketbollit të meshkujve ka regjistruar humbjen e dytë në grup në sfidat e raundit të tretë të vlefshme për paraeliminatoret e Kampionatit Europian 2025.

Kuqezinjtë e drejtuar tashmë nga trajneri grek Antonios Dukas, janë mundur dje në transfertë nga Sllovakia me rezultatin 86-63. Kombëtarja jonë mundi t’i përgjigjej nivelit të kundërshtarit deri në gjysmën e periodës së dytë, pasi me tej takimi u dominua nga sllovakët, të cilët siguruan triumfin për të marrë edhe kreun e klasifikimit në Grupin I, me dy fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë Shqipëria pozicionohet në vend të fundit me dy humbje.

Më 29 korrik, në orën 17:30, Shqipëria do të ndeshet me Rumaninë, ndërsa më 5 gusht, në orën 20:30, përballë Sllovakisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco