Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ibrahimovic: Isha një minë me sahat, por egoja ime u zhduk sepse...

Ibrahimovic: Isha një minë me sahat, por egoja ime u zhduk sepse...

17:35, 25/07/2023

Ish-futbollisti suedez Zlatan Ibrahimovic ka folur për emocionet dhe planet e tij për të ardhmen pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike.

41-vjeçari Ibrahimovic vari këpucët në gozhdë në fund të vitit të kaluar dhe u dha një lamtumirë emocionale tifozëve të Milanit në stadiumin San Siro gjatë ndeshjes së fundit të sezonit kundër Hellas Verona. Ai luajti një rol kyç në ekip pasi iu bashkua si lojtar i lirë në janar 2020, dhe në sezonin 2021/2022, në të cilin kuqezinjtë fituan titullin, ai shënoi tetë gola në 23 ndeshje të kampionatit.

Duke folur për Corriere della Sera, Ibra zbuloi disa detaje rreth planeve të tij aktuale dhe stilit të jetesës.

"Po bëj një hap pas. Dita në kampusin Laureus është një shembull i mrekullueshëm i asaj që më pëlqen të bëj tani. Nuk isha atje për të marrë, por për të dhënë diçka, për të frymëzuar," tha Ibra dhe më pas vijoji: Të gjitha ato vende që dikur i quaja shtëpi, më dhanë diçka. Italia ka një vend të veçantë në zemrën time, dhe sot jetoj në Milano. Koha do t'i tregojë të tjerat, asgjë më shumë për të shtuar.  Në fillim të karrierës sime isha një minë me sahat, si brenda dhe jashtë fushës. Në këtë fazë të jetës sime, egoja ime është zhdukur, nuk kam asgjë për të provuar”, tha Ibrahimovic.

Sot, gjëra të tjera e bëjnë atë të lumtur.

“Motivimi i të tjerëve për të ushtruar dhe për të qenë fizikisht aktiv, në çfarëdo forme, është diçka që më bën të lumtur”, tha ai.

Ai nuk është i sigurt për rolin e trajnerit në të ardhmen.

“Kurrë nuk i dihet”, tha shkurt Zlatan.

Në dy eksperiencat në Milano, Ibrahimovic shënoi 93 gola dhe shënoi 35 asistime në 163 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco