Sulmuesi i Milanit refuzon Turqinë

Sulmuesi i Milanit refuzon Turqinë

20:53, 22/07/2023

Ante Rebiç e ka mbyllur aventurën e tij te Milani, duke parë lëvizjet e fundit kuqezi sidomos në fazën ofensive dhe tashmë kroati bën mirë që të gjejë sa më shpejt një sistemim të ri.

Sulmuesi që ka humbur gjurmët në dy sezonet e fundit ka qenë në shënjestrën e disa klubeve turke, por mesa duket as andej nuk ka marrë garanci për një minutazh më të madh dhe do të vazhdojë të vlerësojë ofertat. Dhe në ndihmë të tij vjen Salernitana.

Drejtori sportiv i klubit me pronësi amerikane, Morgan de Sanktis, e pëlqen shumë Rebiçin dhe ata kanë nisur bisedimet me Milanin, i cili i ka autorizuar që të komunikojnë me lojtarin.

Dhe nëse gjërat do të shkojnë siç duhet, akordi mes Salernitanës dhe Rebiçit mund të vijë shumë shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco