Formula 1/ ‘Pole-position’ i Hamilton në Hungari, pas tij Verstapen dhe Norris

Formula 1/ ‘Pole-position’ i Hamilton në Hungari, pas tij Verstapen dhe Norris

18:13, 22/07/2023

Luis Hamilton ishte kryefjala e provave zyrtare në Hungari, me pilotin britanik që arriti “pole-position” duke lënë pas Max Verstapen dhe Lando Norris.

Piloti britanik i Mercedes arriti të merrte vendin e parë me vetëm 0.003 sekonda më i shpejtë se rivali i tij holandez i Red Bull.

Kjo është hera e parë e Luis Hamilton që arrin një “pole-position” që nga gara e Arabisë Saudite në vitin 2021, teksa në karrierën e tij është pole numri 104.

“Jam shumë i nderuar të jem këtu. Skuadra punoi shumë fort”, u shpreh veterani britanik.

Kështu ai do ta nisë nga vendi i parë garën e nesërme në Hungari, teksa do t’i duhet t’i bëjë ballë furisë së Verstapen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco