Kualifikohet skuadra e parë shqiptare në Conference League

Kualifikohet skuadra e parë shqiptare në Conference League

19:10, 20/07/2023

Dukagjini kualifikohet në turin e dytë të Conference League.

Skuadra dardane po e shijon aventurën e parë europiane në histori, ndërkohë që sot u sigurua kualifikimi përballë Europa FC (Gjibraltari).

2-1 fitoi Dukagjini takimin e parë, teksa sot ia doli të triumfonte edhe në transfertë me rezultatin 2-3.

Iljasa Zulfiu shënoi një dygolësh, ndërkohë që pati festë edhe për Arbër Shalën.

Tensioni nuk mungoi në këtë përballje. Vendasit e mbyllën takimin me nëntë lojtarë, teksa për skuadrën nga Klina u ndëshkua me të kuq Bujar Shabani pas gjysmë ore lojë.

Sukses historik ky për skuadrën e Armend Dallkut, që në raundin e dytë do të sfidojë kroatët e Rijekës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco