Uzuni kthehet në stërvitje, Granada e quan 'GOAT'

Uzuni kthehet në stërvitje, Granada e quan 'GOAT'

12:35, 20/07/2023

Myrto Uzuni është rikthyer në stërvitje me Granada, klubi spanjoll i cili do të luajë këtë sezon në La Liga.

Tashmë dihet se sulmuesi kuqezi është ikona e këtij klubi dhe këtë vazhdojnë ta tregojnë shpesh, ashtu siç ka ndodhur këtë herë me një postim në rrjetet sociale të Granada.

Figurat e ashtuquajtura “Emoji” të përdorura mbi foton e sulmuesit shqiptar, kanë edhe kafsha e dhisë, e cila në anglisht i thonë “Goat”, dhe në përditshmëri, bota jashtë e përdor si nofkë për dikë që është i jashtëzakonshëm, pasi edhe si term i referohet më të mirit të të gjitha kohërave (Greatest Of All Time, GOAT).

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco