U largua nga Dortmundi për të luajtur me Bayernin, reagon portugezi: Nuk doja, më detyruan të ikja

U largua nga Dortmundi për të luajtur me Bayernin, reagon portugezi: Nuk doja, më detyruan të ikja

22:29, 19/07/2023

Rafel Guerreiro ka surprizuar jo vetëm tifozët e Bayernit në prononcimin e fundit për shtyp, teksa ka rrëfyer se largimi nga Borusia Dortmundi nuk gjen shkas nga dëshira e tij, por si rezultat i kushteve të paplotësuara nga bordi i verdhezinjve.

Dëshira ime ishte të vazhdoja me Dortmundin edhe pas sezonit të shkuar, por rruga mori kthesë si rezultat i faktorëve të ndryshëm, kështu që zgjodha Bajernin si ekipin më të përshtatshëm për të vijuar aventurën si futbollist, marrë në konsideratë ambicien time dhe të bavarezëve. Thomas Tuchel dhe Joao Cancelo luajtën rol kryesor që unë të vija këtu në Mynih”, tha shkurtimisht 29-vjeçari portugez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco