Marrin miliona, por nuk duan ligjet: Shumë futbollistë nuk do të jetojnë në Arabinë Saudite

Marrin miliona, por nuk duan ligjet: Shumë futbollistë nuk do të jetojnë në Arabinë Saudite

15:38, 19/07/2023

Edhe pse pranuan të zëvendësojnë Europën me Azinë për shkak të shumës së madhe të parave që marrin, shumë futbollistë nuk do të jetojnë fare në Arabinë Saudite për shkak të ligjeve të rrepta saudite.

Shumë lojtar të njohur botëror kanë lënë Europën për t’iu bashkuar futbollit saudit dhe Pro Liga e këtij vendi e ka kthyer plotësisht botën e futbollit përmbys duke dhënë paga të mëdha për yjet e famshëm.

Cristiano Ronaldo ishte iniciatori kryesor i “eksodit” të lojtarëve nga Europa, i ndjekur nga Karim Benzema, N'Golo Kante, Marcelo Brozovic, Roberto Firmino, Ruben Neves, Sergej Milinkovic-Savic...

 

Për shumë futbollistë të devotshëm myslimanë, përshtatja me një mënyrë jetese, traditë dhe kulturë krejtësisht të re nuk do të jetë problem, por siç raporton Daily Mail, shumë futbollistë nuk do të jetojnë fare në Arabinë Saudite.

 

Daily Mail raporton se në vend të Arabisë Saudite, shumë futbollistë do të jetojnë në Bahreinin fqinj dhe do të udhëtojnë nga një vend në tjetrin çdo ditë. Arsyeja është se alkooli është i ligjshëm në këtë vend.

 

Ndryshe nga Arabia Saudite, Bahreini ka bare, restorante të licencuara dhe klube nate. Gjithashtu, qendra tregtare botërore është ideale për pazar dhe kjo është një nga arsyet pse familjet e futbollistëve duan të jetojnë në këtë vend.

 

Ishujt Amëaj dhe East Riffa janë dy vendet më të njohura, si për futbollistët ashtu edhe për turistët e tjerë, dhe ajo që funksionon në favor të lojtarëve që luajnë në Arabinë Saudite është se kryeqyteti Manama është më pak se 70 kilometra larg.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco