Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Klubi arab kërkon Ciro Immobilen, Lotito nuk pranon më pak se 50 milionë euro

Klubi arab kërkon Ciro Immobilen, Lotito nuk pranon më pak se 50 milionë euro

16:51, 17/07/2023

Ciro Immobile është një nga objektivët kryesorë të klubit nga Arabia Saudite, Al-Wehda.

Mediet italiane raportojnë se klubi saudit është gati t’i ofrojë një kontratë tre vjeçare me pagë 20 milionë euro neto në sezon, pra në total në tre vite sulmuesi do të marrë 60 milionë euro.

Një propozim tundues ndaj kapitenit të Lazios, i cili në moshën 33-vjeçare tashmë mund ta marrë në konsideratë.

Megjithatë Lazio nga ana e vet nuk pranon që ta humbasë kapitenin pa marrë të paktën 50 milionë euro, pasi sulmuesi ka edhe tre vite kontratë me klubin italian dhe presidenti Lotito dëshiron që të fitojë sa më shumë nga këto largime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco