Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Zyrtare/ Djali i Igli Tare firmos me klubin e njohur austriak

Zyrtare/ Djali i Igli Tare firmos me klubin e njohur austriak

20:50, 14/07/2023

Etien Tare, djali i Igli Tares, ka marr vendim për të ardhmen. Pas një aventure të shkurtër te skuadra e dytët e Rapidit të Vjenës, sulmuesi 19-vjeçar do të qëndrojë në Austri, por në një tjetër klub.

Futbollisti shtatëlartë do të jetë pjesë e Sturm Grazit. Edhe në klubin e ri, ai do të jetë pjesë e ekipit të dytë, duke shpresuar që të mund të luajë rregullisht dhe të gjejë hapësira për të treguar vlerat e tije dhe me ekipin e parë.

Etien Tare është formuar në akademinë e Lazios, ku qëndroi deri në verën e vitit të kaluar, duke i dhënë lamtumirën kryeqytetit italian për të provuar që të bënte vetë karrierë në futbollin profesionist, larg “hijes” së babait të tij që ka bërë emër në botë, në fushë dhe si drejtues.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco