Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Pulisiç mbërrin në Milano dhe përshëndet tifozët: Jam këtu, mezi po pres të fillojmë

VIDEO/ Pulisiç mbërrin në Milano dhe përshëndet tifozët: Jam këtu, mezi po pres të fillojmë

10:50, 12/07/2023

Kristian Pulisiç mund të konsiderohet zyrtarisht futbollist i Milanit.

Mesfushori amerikan ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Milano dhe do të udhëtojë menjëherë në drejtim të qendrës mjekësore për të kryer vizitat e më pas për t’u zyrtarizuar.

Me mbërritjen në aeroport, Pulisiç ka përshëndetur edhe tifozët e Milanit me anë të një video mesazhi, duke u shprehur se ndihet shumë i lumtur për aventurën e re. Mesfushori i ka kushtuar Milanit 22 milionë euro, teksa largohet nga Çelsi për këtë eksperiencë në Itali.

“Përshëndetje tifozë të Milanit, jam unë Kristian Pulisiç. Sapo arrita në Milano dhe jam shumë i lumtur që jam këtu e mezi po pres të fillojmë”, shprehet Pulisiç në deklaratën e tij të parë si kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco