Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Champions/ Nuk ka fitues në 'Air Albania, Partizani ndalet nga Bate Borisov

Champions/ Nuk ka fitues në 'Air Albania, Partizani ndalet nga Bate Borisov

22:38, 11/07/2023

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida mes Partizanit dhe Bate Borisov, e vlefshme për raundin e parë të eliminatoreve të Champions League.

Skuadra kryeqytetase ishte dominuese ndaj bjellorusëve, por është detyruar që të rikuperojë për të siguruar të paktën një rezultat pozitiv nga sfida në shtëpi.

Pritej një ndeshje me miqtë më në formë, pasi janë në mes të kampionatit por përtej minutave të parë, ka qenë Partizani që ka dominuar duelin. Të kuqtë kanë sulmuar pareshtur duke tentuar në çdo mënyrë që të gjenin rrugën e rrjetës në pjesën e parë, kur ndeshja u zhvillua thuajse gjithmonë pranë zonës kundërshtare.

Por në fillimin e të dytës, ishin miqtë që shënuan nga një pavëmendje e prapavijës, duke vështirësuar punën e kryeqytetasve. Megjithatë, një skemë në goditje këndi solli golin e barazimit të Carës vetëm 10 minuta më vonë e më pas Murataj goditi shtyllën.

Partizani provoi të gjente golin në minutat e mbetura, me Zekiç i cili i dha hapësirë edhe Grezdës si zëvendësues. Por në fund, të kuqtë u desh të kënaqeshin me barazimin 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e javës së ardhshme, e cila luhet në Hungari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco