Liga e Konferencës/ Shehi nuk bën surpriza në listën e Europës, UEFA ‘konfirmon’ një largim nga Tirana

Liga e Konferencës/ Shehi nuk bën surpriza në listën e Europës, UEFA ‘konfirmon’ një largim nga Tirana

10:46, 11/07/2023

Tirana do të luajë të enjten në Ligën e Konferencës ndaj Dinamo Batumit në turin e parë dhe një javë më vonë do të zhvillojë edhe ndeshjen e kthimit në Gjeorgji.

Në prag të këtyre dy takimeve, trajneri Orges Shehi ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar.

Në listën me 23 futbollistë, bie në sy që Shehi ka futur të gjithë lojtarët nën kontratë, përfshirë afrimet e verës dhe lojtarët e promovuar nga skuadra e të rinjve.

Ndërkohë, një mungesë është ajo e mbrojtësit Erhun Obanor. Ish-mbrojtësi i Kukësit ishte për disa kohë pjesë e Tiranës dhe u mendua se do të firmoste por duket se nuk ka bindur.

Kështu, Shehi e ka lënë jashtë për këtë ndeshje dhe UEFA e konfirmon duke qenë se emri i Nigerianit mungon.

ImageImage

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco