Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Preferon rikthimin në Serie A, Morata bën një hap drejt rivalit të Juventusit

Preferon rikthimin në Serie A, Morata bën një hap drejt rivalit të Juventusit

22:21, 07/07/2023

 

Pasi janë pranë finalizimit të goditjes së Christian Pulisic në merkato, Milani po mendon edhe për një opsion tjetër në qendër të sulmit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Atletico Madridit, Alvaro Morata.

Emri i sulmuesit spanjoll është në krye të listët së kuqezinjve për përforcimin e radhës në sulm. Tashmë kanë nisur kontaktet e para mes Milanit dhe Atleticos që mund të shkojnë në finalizimin e lojtarit.

E vetmja pengesë që kuqezinjtë mund të hasin rrugës për te Morata, është se ky i fundit aktualisht përfiton 6.5 milionë euro në sezon tek “los colchoneros”. Sulmuesi spanjoll do të ishte i gatshëm të ulte pagën e tij deri n 5 milionë euro në sezon për t’u rikthyer në Serie A.

Në rast se ky operacion arrin të realizohet me sukses, në arkat e klubit madrilen pritet të shkojë një shumë prej 10 ose 12 milionë nga shitja e Moratës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco