Teuta 'blindon' sulmin, durrsakët kthejnë ishin e Partizanit në Superiore

Teuta 'blindon' sulmin, durrsakët kthejnë ishin e Partizanit në Superiore

19:03, 06/07/2023

Nuk ka surpriza, Realdo Fili është lojtari më i ri i Teutës. Tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga vetë klubi durrsak i cili ka postuar lajmin në rrjetet sociale.

Në të i urohet suksese për aventurën e tij të re Filit, ndërsa njoftohet se ai ka firmosur një kontratë 1-vjeçare. Fili rikthehet kështu në Superiore nga ishte larguar që prej vitit 2020. Vitet e fundit Fili i ka kaluar te Chornomorets në Ukrainë dhe Botosani në Rumani. Në Superiore, Fili ka luajtur me skuadra Apolonia, Kamza, Partizani, Skënderbeu dhe Luftëtari.

“WELCOME REALDO FILI!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se Sulmesi, Realdo Fili është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 1-vjeçare me lojtarin 27 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Chernomorets Odesa në Ukrainë.  KF Teuta i uron mirëseardhje sulmesit Fili dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhej në njoftimin e publikuar nga Teuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco