Një tjetër mbrojtës largohet nga Chelsea, gati transferimi në Spanjë

Një tjetër mbrojtës largohet nga Chelsea, gati transferimi në Spanjë

17:03, 06/07/2023

Pas 11 vitesh Cesar Azpilicueta nuk do të jetë më një lojtar i Chelseat. Mbrojtësi spanjoll ka vendosur të mbyllë marrëveshjen me klubin për të nisur një aventurë të re, e cila me shumë gjasë do të jetë në Spanjë, tek Atletico Madrid.

Lajmin për largimin e Azpilicuetas e ka bërë të ditur vetë klubi i Chelseat me anë të një postimi falenderues në faqen zyrtare. “Pas 11 vitesh, 508 ndeshjesh të luajtura dhe 9 trofeve, Cesar Azpilicueta ka vendosur se ky është momenti i duhur për të lënë Chelsean”, shkruhej në postimin e publikuar nga “Blutë e Londrës”.

Azpiliceta pritet tashmë të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Atletico Madrid. Më parë mbrojtësi spanjoll kishte vendosur që të transferohej tek Interi, por familja e bindi atë që të riktheheshin në vendlindje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco