Zyrtare/ Real Madrid fiton garën me Barcelonën dhe nënshkruan me 'Messin' turk

Zyrtare/ Real Madrid fiton garën me Barcelonën dhe nënshkruan me 'Messin' turk

15:35, 06/07/2023

Përfundon një nga negociatat më të nxehta të këtyre javëve të para të merkatos së verës. Protagonist është Arda Guler, i cili është bërë zyrtarisht lojtar i ri i Real Madridit .

I pëlqyer nga Barcelona, 18 vjeçari i dha fund aventurës me Fenerbahçen për t'u transferuar në Madrid.

Talenti turk zhvilloi paraqitje fantastike me fanellën e Fenerbahçes, saqë largimi i tij ishte i pashmangshëm.

Pavarësisht një kontrate që e mbante lidhur me klubin turk deri në qershor 2026, Guler  kishte një klauzolë të favorshme largimi (15 milionë euro) dhe ishte i hapur për një përvojë të re. Ndërkohë që Barcelona ishte shumë pranë transferimit të tij, në fund ishte Real Madrid, fitues i duelit mes dy klubeve spanjolle.

Këta të fundit kanë bërë edhe përpjekjet e nevojshme me një ofertë prej 20 milionë euro që është më e lartë se klauzola e largimit  të lojtarit. Kësaj i shtohet një përqindje prej 20% për Fenerbahçen për një rishitje të ardhshme. Autor i 6 golave ​​dhe 7 asistimeve në 35 ndeshje me klubin turk, Arda Guler do të zbarkojë në Madrid ku është turku i parë që nga Nuri Sahin që vesh fanellën.

 “Arda Guler, lojtari i ri i Real Madrid. Futbollisti turk është 18 vjeç dhe vjen në klubin tonë pasi fitoi Kupën e Turqisë dhe u votua MVP i finales. Klubi ynë po sjell në skuadrën e tij një nga futbollistët e rinj me më shumë potencial në botë . ”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco