Mbappe shkon për herë të parë në vendlindjen e babait të tij, do të takohet me kryeministrin

Mbappe shkon për herë të parë në vendlindjen e babait të tij, do të takohet me kryeministrin

13:36, 06/07/2023

Ndërsa debatet rreth të ardhmes së tij nuk shuhen, sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka vendosur të vizitojë për herë të parë vendlindjen e babait të tij, Kamerunin. Ndër të tjera është programuar një takim me kryeministrin e vendit. Aktivitetet sociale do të përfshihen në programin e qëndrimit të tij.

Siç raporton RFI, vizita e sulmuesit të PSG-së mbeti mjaft misterioze, pavarësisht pritshmërive që shkaktoi. Mediat saktësojnë se Mbappe këtë të premte do të vizitojë një shkollë në kryeqytet, e cila është rinovuar falë fondacionit të lojtarit, përpara se të takohet me kryeministrin Joseph Dion Ngute.

Mbappe do të qëndrojë gjithashtu në Village Noah, i themeluar nga fituesi i Roland Garros në 1983, legjendar Janick Noah, ku do të luajë një ndeshje me Vent d'Etoudi, skuadrën e kategorisë së dytë të Kamerunit.

"Telefoni im po bie vazhdimisht, të gjithë duan të dinë nëse është atje dhe si të shkojmë në fshatin Noah, ta shohin, ta fotografojnë. Po përjetojmë afërsisht të njëjtin nivel ngjarjesh si kur pritëm Presidentin francez, Emmanuel Macron”, tha Charles Foumane, menaxheri i fshatit.

Vizita e tij do të përfundojë me një vizitë në ishullin Djebale, nga është babai i tij Wilfried.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco