Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

18 herë fitues të kampionatit dhe 2 herë të Europa League, Muçolli prezantohet te skuadra e re

18 herë fitues të kampionatit dhe 2 herë të Europa League, Muçolli prezantohet te skuadra e re

12:29, 06/07/2023

Arbnor Muçolli bëri një sezon fantastik me Velje në kategorinë e dytë daneze, duke e ndihmuar skuadrën e tij të rikthehet në elitën e futbollit danez. Megjithatë, mesfushori ka vendosur që të ndryshojë kampionat e në sezoni e ri do ta shohim në Suedi, tek skuadra e IFK Göteborgut. 18 herë kampionët e Suedisë kanë prezantuar 23-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.

Në sezonin e fundit, Muccoli shënoi 7 gola, duke shkëqlyer, paraqitje që I kanë bindur drejtuesit e IFK Göteborg që ti ofrojnë një kontratë mesfushroit kuqezi. Vetë lojtari ka falënderuar klubin e Velje, duke I qenë mirënjohës që I hapi dyert që kur ai ishte I ri dhe e ndihmoi në formimin e tij si futbollist.

“Erdha si djalë i vogël, e sot jam një njeri me shumë përvojë. Kam fituar shumë eksperiencë përgjatë më shumë se 10 viteve në Vejle Boldklub.

Unë i jam përjetësisht mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kam marrë gjatë kohës sime te Vejle. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm që nuk do t’i harroj kurrë.

Ka qenë një nder i madh për mua që kam qenë në gjendje të vesh fanellën e kuqe dhe të luaj për një klub kaq tradicional në Danimarkë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët, menaxherët me të cilët kam takuar dhe luajtur gjatë kohës sime te Velje, dhe jo më pak të gjithë ata që kanë kontribuuar dhe bëjnë një punë të shkëlqyer. Të dua Vejle”, shkruan Muçolli në postimin e tij në Intsagram.

23-vjeçari është formuar si futbollist pikërisht tek velje, ku ka luajtur me moshat e kësaj skuadre. Prej sezonit 2016-2017 Muçolli luan me skuadrën e parë, ku është aktivizuar në 160 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 24 gola e ka dhënë 25 asiste.

Mesfushori largohet si një lojtar i lirë dhe shkon tek një tjetër skuadër me traditë, pasi Göteborgu është 18 herë fitues i kampionatit në Suedi, ndërkohë që ka arritur të fitojë dhe 2 herë Europa League, por më shumë se 3 dekada më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco