ZYRTARE/ Milan Skriniar firmos me PSG-në: Parisi është magjik

ZYRTARE/ Milan Skriniar firmos me PSG-në: Parisi është magjik

12:07, 06/07/2023

Pas disa muajsh pritjeje, më në fund ka ardhur zyrtarizimi: Milan Skriniar është lojtar i ri i Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi sllovak, largohet nga Italia pas 7 vitesh e gjysmë (nga të cilat gjashtë me fanellën e Interit) dhe nënshkruan kontratë deri më 30 qershor 2028 me klubin kampion francez.

Skriniar ka qenë për një periudhë të gjatë një nga qendërmbrojtësit më të fortë dhe më të mirë të Serie A, dhe tashmë aventura e tij e re do të jetë nën urdhrat e Luis Enrique.

28-vjeçari u largua nga Interi me parametra zero pasi nuk rinovoi kontratën e tij me zikaltërit.

“Ishte një zgjedhje e thjeshtë për mua. Kur një klub si PSG dëshiron të të marrë, zgjedhja bëhet shpejt. Kur mora vesh që kisha mundësi të vija këtu, u gëzova shumë.

Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj familjeje shumë të bukur të PSG-së dhe mezi pres të takohem me tifozët. Parisi është magjik”, shprehet Skriniar në deklaratën e tij të parë si futbollist i PSG-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco