ZYRTARE/ Nga Benfica... te Benfica: Angel Di Maria kthehet në shtëpi pas 13 vitesh

ZYRTARE/ Nga Benfica... te Benfica: Angel Di Maria kthehet në shtëpi pas 13 vitesh

10:32, 06/07/2023

Rosario Central, Benfica, Real Madrid, Manchester United, Paris Saint-Germain, Juventus dhe më pas sërish Benfica.

Ky është rrugëtimin i Angel Di Marias në botën e futbollit, me argjentinasin që rikthehet në Portugali, aty ku nisi aventurën e tij në Evropë.

Klubi i Benfica-s ka zyrtarizuar rikthimin e Di Marias, ndërsa sa i përket kohëzgjatjes dhe kushteve të kontratës, nuk janë bërë të ditura.

Përsa i përket numrit në fanellë, ai do të mbajë veshur atë me nr 11.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco