Europiani i 21-vjeçarëve/ Spanja i bashkohet Anglisë në finale

Europiani i 21-vjeçarëve/ Spanja i bashkohet Anglisë në finale

09:51, 06/07/2023

Zbulohen finalistët e Europianit të 21-vjeçarëve, Spanja dhe Anglia do të përplasin “brirët” në finalen e madhe që do të zhvillohet këtë të diel në “Batumi Arena”.  

Pas Anglisë U21 që mposhti me rezultatin 3-0 Izraelin U21, në gjysmëfinalet e zhvilluara mbrëmjen e djeshme triumfoi edhe Spanja, që arriti të fitonte me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Ukrainës U21. 

Ishte gjysmëfinalja e 11-të e Spanjës U21 në Kampionatin Europian që sivjet po organizohet në Gjeorgji dhe Rumani. Spanjollët po synojnë që të krijojnë historinë me triumf në finalen e së dielës ku do të takohen me Anglinë U21. 

Spanja dhe Italia kanë nga pesë tituj evropian, ndërsa së fundmi e fituan këtë garë në vitin 2019. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco