Katër ekipe në garë për Armando Brojën

Katër ekipe në garë për Armando Brojën

17:25, 04/07/2023

 

Lëvizjet e mëdha në merkato te Chelsea pritet të prekin edhe Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi, i cili po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë në gju, do ta ketë të vështirë të gjejë hapësira te “Blutë” e Londrës dhe për këtë arsye po shqyrton ofertat.

Mundësitë për largimin e talentit shqiptar janë rritur edhe prej transferimit të Nicolas Jackson në “Stamford Bridge”. I afruar nga Villarreal për 40 milionë euro dhe me kontratë 8-vjeçare, sulmuesi nga Senegali cilësohet si një prej yjeve të sezonit të ri.

Me hapësirat e aktivizimit që janë zvogëluar, Broja po diskuton me drejtuesit e Chelsea për t’u larguar. Ofertat nga klubet elitare angleze nuk kanë munguar. West Ham dhe Crystal Palace janë mes katër ekipeve të Premier League që kërkojnë shërbimet e 21-vjeçarit kuqezi.

Edhe pse ka pesë vjet të mbetura kontratë me “Blutë”, Broja kërkon një ekip ku do të luajë dhe të tregojë kualitetin e tij. Mes alternativave të tjera janë edhe Brentford e Burnley. Pas afrimeve të shumta gjatë verës së kaluar dhe në janar, Chelsea do të preferonte ta shiste përfundimisht shqiptarin, në mënyrë që të zvogëlonte kontigjentin.

Gjatë sezonit të kaluar, 21-vjeçari luajti 18 ndeshje për Chelsea në të gjitha aktivitetet, ku shënoi një gol dhe regjistroi një asist. Ai pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren e luajtur në Abu Dhabi ndaj Aston Villa dhe mungon prej shtatë muajsh në fushat e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco