'Dardanët' mbështesin emërimin e trajnerit Glihas në krye të Kosovës

'Dardanët' mbështesin emërimin e trajnerit Glihas në krye të Kosovës

17:25, 04/07/2023

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e zyrtarizoi sot selektorin e ri të Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha.

Trajneri slloven do t’i drejtojë “Dardanët” në vazhdim të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards do të jenë pjesë e stafit të tij.

Përzgjedhjen e stafit të ri të Kosovës e kanë përkrahur edhe “Dardanët”, tifozët e Kombëtares.

“Mbështesim pafundësisht emërimin e vendorëve në shtab teknik dhe angazhimin e Glihas në krye të kombëtares. Duke marrë parasysh situatën, kërkojmë angazhim nga lojtarët e përzgjedhje të duhur nga tashmë trajneri i ri. Gjithmonë aty për Kosovën!”, thuhet në postimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco