Nuk mjaftohet me Brozovic, Al Nassr i bën ofertë Interit edhe për një tjetër lojtar

Nuk mjaftohet me Brozovic, Al Nassr i bën ofertë Interit edhe për një tjetër lojtar

17:11, 04/07/2023

 

Al Nassr nuk ndalet së trokituri në derën e Interit. Pasi bleu Marcelo Brozovic për 18 milionë euro, klubi arab i ka paraqitur edhe një ofertë portierit të tretë Alex Cordaz për ta bërë trajnerin e portierëve të akademisë.

Megjithatë, Al Nassr nuk ndalet këtu. Objektivi i radhës nga skuadra zikaltër është portieri Andre Onana. Për këtë të fundit Interi ka nisur negociatat me Manchester Untedin, por në skenë tashmë ka dalë edhe klubi arab.

Interi është i gatshëm ta shesë portierin kamerunas për rreth 60 milionë euro, një shumë që deri më tani nuk është ofruar nga klubi anglez. Mediat italiane ndërkohë bëjnë më dije se Al Nassr ka paraqitur një ofertë të mirë ekonomike për Interin, por ende nuk janë marrë hapa zyrtarë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco