Oferta e United për Hojlund refuzohet sërish, Atalanta rrit çmimin e talentit

Oferta e United për Hojlund refuzohet sërish, Atalanta rrit çmimin e talentit

16:47, 04/07/2023

 

Manchester United kërkon të përforcojë repartin ofensiv me një qendërsulmues nga Serie A. Në listën e “djajve të kuq” është prej kohësh talenti i Atalantës, Rasmus Hojlund.

Sipas “Corriere di Bergamo”, skuadra italiane ka refuzuar një tjetër ofertë të bërë nga Manchester United. Klubi i Premier League thuhet t’i ketë bërë një ofertë prej 46 milionë euro Atalantës, por kjo është refuzuar.

Për ta lënë të lirë talentin 20-vjeçar, bergamaskët kërkojnë të paktën 60 milionë euro. Në garë për shërbimet e Rasmus Hojlund nuk është vetëm United, por dhe Juventusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco