Rrjeti tallet me lojtarin e ri të Liverpool-it, e kjo prej një postimi të tij në Instagram

Rrjeti tallet me lojtarin e ri të Liverpool-it, e kjo prej një postimi të tij në Instagram

14:08, 04/07/2023

Dy ditë më parë, Liverpool zyrtarizoi transferimin e Dominik Szoboszlai nga Red Bull Leipzig për një shumë prej 70 milionë eurosh dhe publiku në Angli tashmë ka gjetur një arsye për të kritikuar hungarezin dhe klubin e tij të ri.

Për gjithçka është fajtor një postim i futbollistit hungarez në fund të sezonit, kur Szoboszlai mburrej se sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League.

Szoboszlai në atë moment ishte ende futbollist i Red Bull Leipzig, i cili pas ndeshjes së asaj dite siguroi zyrtarisht pjesëmarrjen në kompeticionin elitar dhe dihet se Liverpoolin nuk do ta shohim atje sezonin e ardhshëm.

Interneti është i mbushur me tallje për Dominik Szoboszlai dhe është e qartë pse.

Skuadra e Jurgen Klopp-it dështoi plotësisht sezonin e kaluar, duke zënë vendin e pestë në tabelën e Premier League, prandaj do t'i shohim në Europa League vitin e ardhshëm.

“Të kuqtë” do ta luajnë këtë kompeticion për herë të parë pas sezonit 2015/2016 kur arritën në finale në të cilën u mundën nga Sevilla.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco