I ofruan një pagë faraonike, futbollisti brazilian refuzon ofertën e sauditëve

I ofruan një pagë faraonike, futbollisti brazilian refuzon ofertën e sauditëve

12:58, 04/07/2023

Shumë yje të mëdhenj të futbollit vendosën të vazhdojnë karrierën e tyre në Arabinë Saudite në vitin 2023, pasi klubet atje u ofruan shuma marramendëse parash, por jo të gjithëve u bënë përshtypje milionat e tyre.

Gjithçka nisi me ardhjen e Cristiano Ronaldos në janar dhe tashmë Karim Benzema, N'Golo Kante, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy, Marcelo Brozovic dhe Ruben Neves janë pjesëtar të klubeve saudite.

Image

Lionel Messi dhe Luka Modric kanë refuzuar të shkojnë në ligën saudite dhe shembullin e tyre e ka ndjekur edhe përfaqësuesi brazilian Pedro Guilherme Abreu dos Santos.

Al-Hilal dëshironte të sillte sulmuesin 26-vjeçar i cili ka bërë gjashtë paraqitje për kombëtaren braziliane dhe i ofroi dymbëdhjetëfishin e pagës që merr te Flamengo. Klubi brazilian ra dakord për 30 milionë euro si shumë për kartonin e tij, por lojtari as që donte të dëgjonte të shkonte në Arabinë Saudite.

 

Pedro, i cili e udhëhoqi Flamengon për të fituar Copa Libertadores sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë, aktualisht fiton një milion euro në vit dhe nuk pranoi të veshë fanellën e Al-Hilal, me të cilën do të fitonte 12 milionë euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco