Zyrtare/ Brozovic si shokët, mbulohet me milionat e sheikëve

Zyrtare/ Brozovic si shokët, mbulohet me milionat e sheikëve

18:07, 03/07/2023

Tashmë vjen zyrtarizimi. Al Nassr ka nënshkruar me Marcelo Brozovic. Klubi arab dhe Interi kanë gjetur një marrëveshje, me vlerën e 18 milionë eurove.

30-vjeçari ka qenë një element i rëndësishëm i skuadrës gjatë gjithë këtyre viteve, duke dhënë një kontribut të veçantë në arritjen e objektivave. Brozo luajti mbi 30 ndeshje në sezonin që lamë pas, në të gjitha kompeticionet.

Skuadrat arabe po bëjnë një merkato të fuqishme, teksa deri më tani kanë siguruar shërbimet e lojtarëve si Benzema, Kante, apo edhe Neves.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco