Sa do të fitojë Messi te Inter Miami? Pronari Jorge Mas zbulon shifrat!

Sa do të fitojë Messi te Inter Miami? Pronari Jorge Mas zbulon shifrat!

18:05, 03/07/2023

Ardhja e Lionel Messit në Inter Miami ishte bomba e kësaj pjese të parë të merkatos. “Një operacion që filloi tre vjet, një e gjysmë prej të cilëve ishte shumë intensive, me shumë biseda me Jorge, babain e Leos”, shpjegon Jorge Mas, pronar i ekipit që luan në MLS:

“Isha në Katar për ta parë me fanellën e Argjentinës, kemi punuar shumë për të”, fjalët e tij për El Pais.

Sa fiton Messi? Nga PSG te Inter Miami, pak do të kishin vënë dorën në zjarr. Nga ana tjetër Pulga e pranoi me dëshirë transferimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe falë një rroge më të lartë se ajo që paguhej në Paris. Sa saktësisht? Vetë Mas e tregon:

“Rreth 50-60 milionë në vit, kontributi i ‘Apple’ dhe MLS ishte gjithashtu vendimtar”. Kohëzgjatja e kontratës ende nuk dihet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco