‘Mesi i Turqisë’ pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Barcelonën

‘Mesi i Turqisë’ pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Barcelonën

15:35, 03/07/2023

Barcelona duket se ka mposhtur rivalitetin e klubeve të tjera dhe ka arritur një marrëveshje në parim me Fenerbahçen për yllin e ri të futbollit turk, Arda Gylder.

Të paktën kështu ka bërë me dije e përditshmja katalanase “Sport”, që nënvizon se udhëtimi i drejtorit të katalanasve, Deko, drejt Stambollit ka dhënë efektin e tij.

Sipas të gjitha gjasave katalanasit kanë arritur të vënë duart mbi xhevahirin e ri të kombëtares turke, duke mposhtur rivalët e Realit të Madridit dhe një sërë klubesh të tjera të rëndësishme në Europë që janë vënë pas Gylerit.

Plani i Barçës ka ecur shumë mirë dhe më shpejt se pjesa tjetër dhe praktikisht tashmë ka mbyllur një paramarrëveshje me klubin dhe lojtarin në mënyrë që së shpejti të bëhet një futbollist i ri i klubit blaugrana.

Gazeta spanjolle “Sport” ka bërë me dije gjithashtu dhe detajet e marrëveshjes mes Barcelonës dhe klubit verdheblu.

Transferta do të mbyllet për 23 milionë euro, të cilave duhet t’u shtohen një sërë komisionesh që mund të arrijnë në 10 milionë, gjithmonë sipas këtyre informacioneve.

Arda Gyler pritet të nënshkruajë një kontratë me Barçën për pesë sezonet e ardhshme dhe, si të gjithë të rinjtë me projeksione në skuadër, do të ketë një klauzolë largimi prej 1 miliard eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco