Gatuzo: Musah i fortë, do të ishte goditje e madhe për Milanin

Gatuzo: Musah i fortë, do të ishte goditje e madhe për Milanin

14:38, 03/07/2023

Milani, në këtë sesion të merkatos kërkon shumë profile për të përforcuar mesfushën e tij.

Në fakt, drejtuesit mund të revolucionarizojnë të gjithë departamentin.

Ndalesa e Benaserit (rikthehet nga dëmtimi në nëntor, teksa në janar do të shkojë në Kupën e Afrikës) dhe shitja e Tonalit e lënë Stefano Pioli të zbuluar nga titullarët e rregullt të sezonit të kaluar.

Për këtë arsye, kuqezinjtë tashmë kanë blerë Loftus-Çikun në “Milanello”, por ish-mesfushori i Çelsit nuk mjafton.

Kjo është edhe një nga arsyet që po ndiqet kaq ethshëm Junus Musah.

Lojtarin e njeh mirë edhe Xhenaro Gatuzo, ish-trajner i Valencias në sezonin e kaluar.

Ai e ka përdorur si mesfushor “alla-Kesi”, rol të cilin duan t’i besojnë edhe te Milani.

Duke folur për situatën rreth amerikanit me pasaportë italiane, Gatuzo ka thënë: “Fillimisht më duhet të them se është një djalë fantastik. Ka forcë të madhe dhe këshilla ime është që nëse blihet, duhet pasur durimi për ta pritur. Nëse Milani arrin ta blejë, do ta konsideroja një goditje të madhe”.

Musah ka një akord me Milanin, që nga ana e tij po mundohet të bjerë dakord edhe me Valencian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco