Milani pranë goditjes së dytë në merkato, kuqezinjtë ‘shënjestrojnë’ mesfushorin holandez

Milani pranë goditjes së dytë në merkato, kuqezinjtë ‘shënjestrojnë’ mesfushorin holandez

17:26, 29/06/2023

Milani është shumë pranë blerjes së Tijjani Reijnders. Kuqezinjtë kanë disa ditë që kanë arritur marrëveshjen me lojtarin dhe në këto orë po mbyllen negociatat me AZ Alkmaar, që do të përfitojë 16 milionë euro plus 2 milionë bonuse për shitjen përfundimtare të mesfushorit holandez.

Pasi të saktësohen edhe detajet e fundit Reijnders do të firmosë një kontratë 5-vjeçare ku do të përfitojë rreth 1.7 milionë euro në sezon. Pioli merr përforcimin e dytë pas Loftus-Cheek.

Reijnders është një mesfushor 24-vjeçar që është rritur në skuadrat e moshave të Zwolle dhe luan rregullisht tek AZ Alkmaar që nga viti 2020. Sezonin e kaluar ai bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në skenën ndërkombëtare, duke shënuar 4 gola në 18 ndeshje që luajti në Conference League me fanellën e klubit holandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco