Lucas Hernandez mbyll aventurën me Bayern, mbrojtësi niset drejt gjigantit francez

Lucas Hernandez mbyll aventurën me Bayern, mbrojtësi niset drejt gjigantit francez

17:07, 29/06/2023

 

Transferimi i Kim Min-Jae në skuadrën e Bayern Munchen është thuajse i kryer. Ardhja e mbrojtësin nga Korea e Jugut bën që Lucas Hernandez dhe kampionët e Gjermanisë të ndahen.

Siç raporton “Marca”, mbrojtësi francez e ka gjetur menjëherë ekipin se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Lucas Hernandez do të jetë lojtari më i ri i Paris Saint-Germain për sezonin tjetër.

27-vjeçari ka udhëtuar tashmë drejt kryeqytetit të Francës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me parisienët. Kontrata që do të nënshkruajë Hernandez me PSG-në do të jetë 3-vjeçare me opsion për një vit shtesë.

Nga ky transferim në arkat e Bayern Munchen do të shkojnë 50 milionë euro, të cilat do të shpenzohen për të sjellë në Mynih mbrojtësin e Napolit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco