UEFA ndryshon emrin zyrtar të Conference League

UEFA ndryshon emrin zyrtar të Conference League

17:02, 29/06/2023

Conference League konsiderohet si kompeticioni më i ri nën kujdesin e UEFA-s, i cili luhet vetëm prej dy sezonesh dhe tashmë në sezonin e ardhshëm do të mbajë një emër të ri.

Deri më tani, kompeticioni zyrtarisht quhej “UEFA Europa Conference League”, ndërsa tani nga emri i është hequr fjala “Europa”, kështu që nga sezoni i ardhshëm do të quhet “UEFA Conference League”.

Në thelb, nuk u bë asnjë ndryshim i madh, pasi shumica e quajtën këtë kompeticion vetëm UEFA Conference League, pa përdorur fjalën Europë.

Në dy sezonet e para kompeticionin e fituan skuadrat italiane dhe angleze, Roma dhe West Ham, të cilët në finalen e sivjetme mposhtën Fiorentinën me gol në minutën e 90-të.

Në sezonin e ardhshëm do të shohim tre përfaqësuese të Shqipërisë në turet e para.Tirana, Vllaznia dhe Egnatia marrin pjesë në këtë kompeticion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco