Nënshkroi për Tottenhamin por dikur e ofendonte ashpër: E urrej, qetësohu majmun

Nënshkroi për Tottenhamin por dikur e ofendonte ashpër: E urrej, qetësohu majmun

16:57, 29/06/2023

Mesfushori i Anglisë, James Maddison është lojtari më i ri i Tottenhamit pasi nënshkroi dje kontratë deri në vitin 2028.

Mirëpo, ai mund të ketë disa probleme në klubin e tij të ri, pasi postimet e Maddison në rrjetet sociale nga viti 2012 dhe 2013, kur ai ofendonte Tottenhamin dhe Gareth Bale, u bënë publike.

"E urrej aq shumë Bale. Qetësohu majmun. Wilshere është 10 herë më i mirë se ti shimpanze," shkroi ai në Twitter në nëntor 2012.

Disa muaj më vonë ai mbështeti edhe Liverpoolin në një duel kundër Tottenhamit.

"Shpresoj që Luis Suarez të shkatërrojë Tottenhamin. Nuk më pëlqejnë ata. Sidomos ai majmun për të cilin të gjithë po flasin," tha Maddison në mars 2013.

Ndonëse shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, fansat kanë arritur të “gërmojnë” postimet e tij, të cilat ai i ka fshirë menjëherë.

Kujtojmë, Leicester mori një shumë prej rreth 40 milionë dollarësh për të dhe përfaqësuesi anglez u rikthye në Premier League, pasi dhelprat ranë në Championship.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco