Shakira rrëfen si rrallë herë periudhën e vështirë që kaloi pasi zbuloi tradhtinë e Gerard Piques

Shakira rrëfen si rrallë herë periudhën e vështirë që kaloi pasi zbuloi tradhtinë e Gerard Piques

15:25, 29/06/2023

Shakira ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale, duke u fokusuar te familja e saj, duke përfshirë prindërit dhe fëmijët, si dhe sfidat me të cilat u përball pas ndarjes nga ish- partneri i saj Gerard Pique.

Këngëtarja latine ndjeu se nuk do t’i mbijetonte një dhimbjeje kaq të madhe, duke humbur një person që donte ndërsa kishte dëshpërimisht nevojë për mbështetjen dhe drejtimin e tij, ndërsa babai i saj ishte në seanca terapeutike.

“Gjithçka u shemb për mua, shtëpia ime po shkatërrohej”, tha Shakira për People Spain.

“Shërimi i babait tim ka qenë tepër i vështirë dhe i ngadaltë, por ai është një njeri i jashtëzakonshëm dhe i dashur që gjithmonë na befason me forcën e tij.”

Lidhur me fëmijët e saj Milan dhe Sasha , ajo pranon se fëmijët e saj i japin asaj forcë të papërshkrueshme dhe i sjellin gëzim përditshmërisë së saj.

“Ata janë gjithçka për mua, janë arsyeja që unë jetoj”, shtoi Shakira.

Ajo e pranoi gjithashtu rolin e muzikës në jetën e saj, duke e përshkruar atë si një litar shpëtimi që i dha kurajon të ishte vetvetja, veçanërisht gjatë kohëve sfiduese kur ndihej e humbur.

“Muzika më lidhi me veten time të vërtetë kur ndjeva se po humbisja identitetin tim. Ishte pasqyra ime,”- vuri në dukje ajo.

Ajo pranon më tej se koha e saj e kufizuar e lirë këtë vit iu kushtua luftës për fëmijët e saj, prindërit dhe krijimit të një jete të re jashtë Spanjës, duke siguruar një shtëpi të re për fëmijët e saj.

 “Ka ditë që ndihem e fortë, pavarësisht vështirësive të shumta që kam hasur”– theksoi ylli.

“Kam përjetuar gjëra që më kanë frikësuar, por i kam mbijetuar. Rezistenca e qenieve njerëzore, veçanërisht e grave, është e pakufishme”- përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco