Barcelona merr një super-ofertë nga Katari, 100 milionë euro në vit për t’ia përdorur emrin

Barcelona merr një super-ofertë nga Katari, 100 milionë euro në vit për t’ia përdorur emrin

14:31, 29/06/2023

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është në pritje konstante të sponsorëve të rinj për t’i sistemuar bilancet e gjigantit katalanas dhe që të operojë më me qetësi në “treg”, për t’i evituar penalizimet e “fair-play” financiar.

Sipas informatave që sjell “Catalunya Radio”, klubi “Blaugrana” ka marrë një ofertë të pabesueshme për t’ia shitur emrin e saj një skuadre të Qatar Stars League, e cila luan në ligën elitare të Katarit.

Oferta është e parefuzueshme, e parezistueshme: 100 milionë euro në vit për ta krijuar një klub që do të quhej Barcelona.

Një ofertë tërheqëse, por që duhet t’i kalojë disa pengesa që do t’i dalin përpara: fillimisht statuti i klubit, i cili me gjasë do të duhet të modifikohet.

Barcelona ishte goditur rëndë nga pandemia dhe ishte detyruar t’i shiste disa asete të klubit, por dalëngadalë ka nisur ta marrë veten. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco