Rikthehet pas dy vitesh kampionia olimpike

Rikthehet pas dy vitesh kampionia olimpike

09:13, 29/06/2023

Kampionia olimpike në “Rio 2016” dhe pesë herë kampione e botës në gjimnastikë artistike, amerikania Simone Biles, do të rishfaqet më 4 gusht në US Classic, njoftoi federata e vendit të saj, USA Gymnastics.

Simone Biles nuk ka konkurruar që nga Lojërat e Tokios, ku asaj iu desh të humbiste finalet ekipore dhe individuale për shkak të një problemi psikologjik.

Ditë më vonë ajo mundi të marrte pjesë në finalen e traut të ekuilibrit, ku fitoi medaljen e bronztë.

Biles, 26 vjeçe, u martua me lojtarin e NFL-së, Jonathan Owens më 24 prill.

Kjo është hera e dytë që Biles bën një pauzë të gjatë në karrierë. Pasi fitoi medaljen e artë në “all around” në Lojërat e Rios, ajo nuk u stërvit më deri në fund të vitit 2017 dhe u rishfaq në garë në maj 2018.

Me këtë rast, gjimnastja nuk i ka deklaruar publikisht planet e saj dhe as nëse ka ndërmend të garojë në Paris 2024, që do të ishin Lojërat e saj të treta Olimpike.

Në US Classic, që do të zhvillohet në Çikago, do të garojnë dy kampionet e fundit olimpike, Biles dhe pasardhësja e saj në Rio, Sunisa Lee, si dhe kampionia aktuale olimpike, Jade Carey.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco