Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Luks në të gjitha drejtimet: Lojtarët e Cityt i kërkojnë sheikut argëtim në jahtin më të shtrenjtë në botë

Luks në të gjitha drejtimet: Lojtarët e Cityt i kërkojnë sheikut argëtim në jahtin më të shtrenjtë në botë

22:49, 28/06/2023

Futbollistët e Manchester Cityt i kërkuan pronarit të klubit të tyre, Sheikh Mansour, një festë private në jahtin më të shtrenjtë në botë, atë të Sheikhut.

Pronari i Cityt, Sheikh Mansour zotëron superjahtin më të shtrenjtë në botë dhe lojtarët e Cityt, të cilët fituan tripletën në sezonin e sapo përfunduar, janë të dëshpëruar për të festuar në të.

Jahti, çmimi i të cilit është rreth 560 milionë euro, u emërua “Blu” sipas pseudonimit të Manchester Cityt. Është jahti i katërt më i madh në botë me 40 kabina për 48 të ftuar, një platformë banje, klube nate dhe pistë helikopteri.

Sauna, xhakuzi, palestra dhe shumë ambiente të tjera mund të gjenden në këtë jaht dhe puna e tij kërkon një ekuipazh prej 80 anëtarësh.

Yjet e Cityt, dhe mediat angleze veçojnë Erling Haaland, Jack Grealish dhe Kevin de Bruyne, i kërkuan pronarit të tyre që t'i lejonte të organizonin një festë private në jaht. Pas sezonit fantastik të Qytetarëve, nuk do të ishte çudi nëse Sheiku do t'ua plotësonte kërkesën.

Madje mund të bëhet realitet këtë vit me Manchester City që luan aty pranë, ndërsa Qytetarët mbërrijnë në Arabinë Saudite për Kupën e Botës për Klube. Aty City do të përfaqësojë Evropën si fitues i Ligës së Kampionëve.

Jahti është i ankoruar në Abu Dhabi, i cili është jo shumë larg nga Arabia Saudite, ku City do të luajë kampionatin.

Është interesante, megjithëse ai është i përkushtuar për ta bërë Cityn fuqinë më të madhe të futbollit në botë, Sheikh Mansour ndoqi vetëm dy ndeshje drejtpërdrejt gjatë 15 viteve të tij në krye të klubit. Këto janë duelet kundër Liverpool-it në vitin 2010 dhe finalja e Champions League e 18 ditëve më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco