Është simbol nazist, ndalohet numri 88 në fanella në Itali

Është simbol nazist, ndalohet numri 88 në fanella në Itali

22:20, 28/06/2023

 

Dy vendime qeverie, që lidhen në mënyrë direkte me futbollin. Qeveria italiane miratoi masat që nuk lejojnë përdorimin e numrit 88 në fanella prej sezonit të ri, si edhe ndërprerjen e ndeshjeve për koret anti-semite.

Ligji u firmos nga ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, dhe është përfshirë në masat për të luftuar anti-semitizmin, të firmosura më 27 gusht.

Duke nisur prej edicionit të ardhshëm, Mario Pasalic i Atalantës dhe Toma Basic i Lazio-s duhet të ndryshojnë numrat që mbajnë në shpinë. 88-ta përdoret nga grupet neo-naziste si shenjë nderimi për Adolf Hitler. Gërma H është e teta në alfabetin gjerman, 88-ta përkthehet në dy H, që më pas përkthehet në përshëndetjen naziste.

Në të kaluarën ky numër i mbajt nga Gianluiggi Buffon te Parma. Portieri legjendar e ndryshoi pas vetëm disa ndeshjeve miqësore, pikërisht për të evituar çdo lidhje hipotetike me grupet ekstremiste. Polemikat në atë kohë nuk munguan, ku mes të akuzuarve ishin edhe Mateusz Praszelik, Marco Borriello dhe Rincon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco