Arsenali theu rekordin dhe i 'rrëmbeu' blerjen e verës Cityt për 115 milionë euro

Arsenali theu rekordin dhe i 'rrëmbeu' blerjen e verës Cityt për 115 milionë euro

21:51, 28/06/2023

Tifozët e Arsenalit vështirë se mund të kujtojnë një natë kaq të rëndësishme në merkato.

Arsenali ka rënë dakord për transferimin e nënshkrimit më të madh të verës dhe do të jetë mesfushori i madh anglez Declan Rice, i cili vjen në Emirates nga West Ham.

Beteja për zbarkimin e Rice ka vazhduar prej vitesh. Mesfushori brilant i West Ham ka qenë në shënjestër të gjigantëve të ndryshëm anglezë nga merkato në merkato dhe pas fitores së Conference League me skuadrën londineze, është bërë e qartë se ai po largohet nga West Ham.

Arsenali dhe Manchester City garuan për nënshkrimin e tij për ditë të tëra. Në fund, City u dorëzua, ndoshta pjesërisht për shkak të finalizimit të transferimit të Mateo Kovacic, dhe i mbeti Arsenalit për të përfunduar afrimin e Rice.

Kështu ndodhi sonte. Sipas Fabrizio Romanos, të dyja palët kanë rënë dakord për shumën që do të paguhet dhe negociatat përfundimtare janë duke u zhvilluar për vetë konceptin e pagesës së shumës së rënë dakord.

Arsenali ofroi 115 milionë euro, të cilat do të paguheshin gjatë katër viteve të ardhshme, plus 5.7 milionë euro përmes bonuseve në këto katër vite.

Nga ana tjetër, West Ham kërkon një garanci se 115 milionë euro do të paguhen në 18 muajt e ardhshëm dhe ky është i vetmi zë që ende nuk është rënë dakord.

Vetëkuptohet që ky është përforcimi më i madh në historinë e Arsenalit. Më saktësisht, përforcimi më i shtrenjtë që nga rekordmeni i mëparshëm ishte Nicolas Pepe, i cili mbërriti në veri të Londrës për rreth 80 milionë euro.

Ndryshe nga Rice, konfirmimi i të cilit pritet ende edhe pse për ardhjen e tij është rënë dakord për një shumë prej 115 milionë euro, Kai Havertz është prezantuar zyrtarisht sonte si lojtar i ri i Arsenalit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco