Gosens drejt Anglisë, Interi i gjen zëvendësuesin

Gosens drejt Anglisë, Interi i gjen zëvendësuesin

09:13, 28/06/2023

Robin Gosens është me valixhet gati, pasi nuk bën më pjesë në planet e Interit dhe pritet të lërë zikaltrit gjatë merkatos verore.

Mbrojtësi anësor gjerman po negocion me Union Berlin, por kryeqytetasit gjermanë nuk duken të gatshëm të plotësojnë pretendimet e Interit prej 15 milionë eurosh.

Megjithatë së fundi në garë për shërbimet e Gosens kanë hyrë anglezët e Bournemouth, të cilët kanë kërkuar informacion zyrtar te zikaltrit dhe gjithashtu kanë nisur edhe kontaktet me menaxherët e gjermanit.

Nga ana tjetër, Marotta e Ausilio kanë lëvizur me shpejtësi për të gjetur pasuesin e Gosens, që duket se do të jetë braziliani i Monzës, Carlos Augusto.

Ky i fundit pritet të transferohet në Milanon zikaltër në një formulë shkëmbimi kokë më kokë me mesfushorin Stefano Sensi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco